Shkodranët janë të njohur në të gjithë Shqipërinë dhe më gjërë si njerëz të humorit që japin dhe bëjnë humor në takime, aktivitete, festa dhe gëzime, duke krijuar në çdo rrethanë batuta shpesh të improvizuara, bejte (shih), barcoleta (shih). Shkodra është cilësuar si kryeqyteti i humorit shqiptar. Është veti e popullit, që e ka të trashëguar në gen humorin me një shije të hollë, të mprehtë dhe thumbuese.
Humori shkodran i këndshëm dhe pa banalitete bën të gëzuar çdo ambient, krijon atmosferë kënaqësie, bën të qeshë çdo njeri edhe kur ai nuk është në qejf apo ka halle. Shkodrani në biseda, takime, ceremoni e përdor humorin e tij shpotitës jo vetëm në çaste gëzimi por edhe atëherë kur don të ndërrojë një ambient mërzie apo shqetësimi. Humori shkodran ka qenë një ditë shprese në burgjet e terrorit komunist, që edhe pse të dënuar shumë shkodranë kanë bërë që të ndërroje ambienti mbytës, së paku në disa çaste.
Nga kjo mase e madhe njerëzish të humorit kanë dalë në vite humoristët diletantë dhe profesionistë të aktivizuar në Estradën Profesioniste të Shkodrës apo edhe nepër grupet artistike të shumë ndërmarrjeve gjatë viteve 1944-1990 që disa herë kanë fituar çmime në festivale kombëtare.
Ndër humoristët popullorë të qytetit të Shkodrës kanë qenë të njohur: Adil Ujkashi, Ahmet Jonuz Kameri, Aleks Selmani, Ali Golemi, Angjelin Kumria, Artan Krosi, Besnik Çinari, Bik Pepa, Caf Baku, Dilaver Goga, Edmond Halili, Feto Jusi, Filip Daija, Gëzim Kruja, Gjergj Çamuku, Gjok Vata Gjon Krajni, Gjon Kaldaja, Gjosho Vasia, Haxhi Tahir Kastrati, Heti i Molla Syles, Kolë Tivari, Isa Teli, Kolec Pepa, Kolindo Saraçi Lah Mema, Lazar Banushi, Lec Gjonej, Lulzim Bashli, Mark Lëkunda, Matish Prenushi, Mërgim Muhja, Muharrem Nurja, Ndoc Deda, Nexho Shabani, Njazi Burgia, Paulin Preka, Paulin Soja, Petrit Gega, Petrit Kopliku, Ramiz Memçaj, Rexhep Neziri, Rrok Zadeja, Rrok Prenduca-Shllaku, Sadet Ulqinaku, Sandër Uruçi, Smail Alia, Ramiz Memçaj, Tano Banushi, Tef Palushi, Xhajo Berberi, Xhevat Durraj, Ymer Bala, Zef Harapi, Zef Hilgega etj,. Humor kanë pasur edhe grate, ku janë dalluar: Çiljeta Çiftja, Gjyljana Marashi, Hasije Duka, Hajrije Sula, Jolanda Shala, Katrina Bigaj, Marije Curani, Rita Ndoci, Zyliha Miloti etj.
Numri i shkrimtarëve humoristë në Shkodër është i madh, të cilët kanë shkruar libra humoristikë me tregime, poezi, bejte, komedi, epigrame. Në v. 1979 poeti Vehbi Bala boton librin “Epigrame”, Tonin Miloti ka lënë libra me humor, si “Koha s’lidhet me litar”, “Letër perëndisë”, ”Reshperë”, dy libra me fabula, si “Gomari pa veshë” dhe “Parada e gaforreve”, dramaturgu, Fadil Kraja ka shkruar librin me skica dhe tregime humoristike “Fajin e kishte Besa” dhe komedinë “Luani i shtëpisë”, Bik Pepa krahas komedisë “Çifti i lumtur” shkruan edhe pamfletin satiro-humoristik “Kamxhiku”, Aleksandër Banushi ka shkruar libra me poezi humoristike; shkrimtari humorist i talentuar, Paulin Selimi, krahas tregimeve, skicave, dialogjeve dhe eseve humoristike, të përmbledhur në librat “Banor i shkallës së lartë”, “E drejta e natës së parë”, “Duel gjelash” etj. , shkruan komedinë e paharruar “Kunati i shokut Xhemal”; Kolec Çefa ka shkruar komeditë me një akt, si “Martesë me interes”, “Beqoja në spital”, “Pezhishkat”, “Dy banditët” “Mozaik humoristik”, etj.; Qazim Hoxha shkruan librat “Ju lutem një buzëqeshje”, “Gaz dhe maraz”; Nikolla Spathari shquhet me librat me humor “Kur isha ministër”, “Drejt Europës me gomar të Nastradinit”; Zef Gjetja shkruan librat humoristikë: “Lemza që çoi në perëndim”, (1998), “Fabula dhe poezi humoristike”, (1998), “Gicilime fminore”, (2004), etj. Xhemal Uruçi më 2011 ka botuar librin “Gazmorja në Shkodër”.
Pjesë dhe libra humoristikë kanë shkruar edhe Gëzim Kruja, Fatime Kulli, Bujar Ferhati, Simon Pepa, Ramiz Memçe, Lulzim Bashli, Tonin Çikliqi, etj. Shumë drejtues të gazetave, si Kabil Bushati, Sokol Pepushaj, kanë vënë pjesë humoristike në gazetat e tyre, kurse Zef Gjetja në v. 1993 ka filluar botimin e gazetës “Humori shkodran” dhe më 2011 revisten humoristike “Humori shkodran”.
Po te flasim per bejtexhite e Shkodres, qe eshte nje zhaner i veçante i humorit duhet nje studim tjeter . Vec do te pyes shqiptaret e cdo treve: A ka krjuar kush shoqaten e bejtexhive ne ndonje qytet? A organizon kush mbremje me humor dhe bejte si keto artiste te bejtes qe mbajne gjalle traditen e bejteve, shkodrane por edhe humorin shkodran? Jo Shkodra eshte dhe do mbetet unike per humor dhe per gjithcka.
Shkruan autorja e këtij studimi, Zenepe DIBRA: Sot po hedhi ne FB nje studim mbi Humorin Shkodran dhe ja kushtoj GJOSHO VASISE, per te cilin sot u ba promovimi i “ZANI I MERGIMTARIT”, me varg gazmor(bejta) qe e organizoi vajza e tij, Angjela Vasija te cilen duhet ta pergezojme te gjithe sepse vazhdimisht sjell kujtime, botime per figuren e madhe te paperseritshme te te madhit Gjosho Vasija. Ajo e meriton plotesisht shprehjen nga vargjet e kenges: “ Kush ka vajza boten boten ka”.