Thonë se shkodranët e marrin humorin “me vedi” kudo që lëvizin. Në fakt nuk âsht se nisen me bâ humor, por për shkak të stilit bisedor që i karakterizon, komunikimi i tyre âsht lakonik deri në dembelizëm, deri në llastim, deri në kodifikim.
Shkurt “pritojnë” me folë. Kjo pastaj vjen e bâhet e çuditshme deri në humor.
Tash në darkë tri zonja “të pjekuna”- nga ato që të japin ujë në bisht të lugës po bënin xhiron e darkës në pedonalen bri Bunës. Panë aty një shitës peshku me një govatë me peshq të gjallë.
Njëra prej grave shkoi të pyeste për peshkun. Me sa duket nuk ia mbushi syrin as madhësia as lloji i peshkut dhe u kthye tek shoqet.
– Ça ishte?- e pyetën ato.
– As krap, as karas, as mlysh,- iu përgjigj kjo. /Publikuar në Facebook nga Zija VUKAJ/