Izmir Sakica dhe Samuel Troshani dyshohet se janë shpallur në kërkim si autor të masakrës së Dobracit ndodhur pak ditë më parë në Shkodër me tre viktima.
Nën drejtimin e prokurorisë po vijojnë hetimet, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës. Të vdekur nga atentati mafioz mbetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe aksidentalisht Flutura Basha. /Top Channel/