Policia e Shkodrës ka dalë me informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Livadeve. Mësohet se trupi i pajetë i Endri Mustafës është gjetur mëngjesin e sotëm, në orën 09.00, në bregun e Liqenit të Shkodrës.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.