Shtetasi 36- vjeçar që u dëmtua duke prerë dru në fshatin Ducaj të Malësisë së Madhe, ka mbërritur i vdekur në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Konfirmimi vjen nga burime të Spitalit Rajonal të Shkodrës, të cilat pohojnë se ambulanca e Koplikut që e transportonte, e ka dërguar direkt në morg, rreth orës 15.20 të pasdites. Paraprakisht, bëhet fjalë për një 36- vjeçar, i identifikuar si Mondi Makaj.
Burime spitalore që iu referohet ShkodraWeb, bëjnë me dije se është njoftuar për një person të dytë që duhet të vijë në Shkodër, por deri në këtë moment, nuk ka mbërritur asnjë person tjetër përveç viktimës. 36- vjeçari nuk ka arritur që të përballojë plagët e rëndë në trup. Ngjarja ka ndodhur në një terren të thyer malor në fshatin Ducaj të Malësisë së Madhe. Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore dhe për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.
NJOFTIMI I POLICISË
Në territorin e fshatit Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, shtetasi M. M., 36 vjeç, dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali.
Për pasojë 36 vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit.