30- vjeçari i përfshirë në ngjarjen e rëndë në Pukë, po sillet me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Mësohet se Petrit Biba ka dëmtime në pjesën e barkut, të cilat i rrezikojnë jetën. Nga ana tjetër, komunikata e Policisë së Shkodrës nuk jep detaje për ngjarjet apo shkaqet.
Komunikata e Policisë Shkodër
Me datë 08.02.2019 në orën 20:25, kemi marrë njoftim se në fshatin Vrrithë, Pukë në afërsi të Hidrocentralit është plagosur me armë zjarri shtetasi P.B., 30 vjeç, banues në Rubik, Mirditë, i cili po dergohet në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.