Gardisti Alket Arapaj i cili mëngjesin e sotëm i mori jetën gruas në banesë, ndërkohë që në shtëpi ka qenë edhe vajza e vogël, ka dhënë dëshminë e parë në polici. Pyetur për ngjarjen e rëndë ai ka thënë se dyshonte se gruaja e tradhtonte, ndaj edhe e ekzekutoi.
“Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet se ajo më tradhtonte. Dyshoja sepse kur kthehesha nga puna gjeja objektet e levizura ne shtëpi”- ka thënë ai.
Mëngjesin e krimit ai ka qenë turn i parë dhe do të merrte shërbimin në Gardë ndaj po bëhej gati për në punë. Në momentin e krimit në banesë ka qenë edhe vajza e vogël, për të cilën ai ka thënë se ndihet shumë i kaqardhur.