Më datë 03.12.2018, rreth orës 15:45, pranë shkollës Pyjore, në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi Niko Podja, rreth 20 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjt, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë .
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin Faust Pali, 27 vjeç, banues në Shkodër dhe po punohet për kapjen e tij
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.