“Po e çon jetën dëm” ishte fraza e parë e babait pasuar nga përgjigja “nuk më intereson” e vajzës. Më pas, ngjarja që të gjithë e njohim: Një vajzë e re largohet pa dëshirën e saj nga kjo jetë, përmes dorës së babait të saj, ai që e solli në këtë botë. Janë këto detajet më të fundit nga ngjarja që shokoi komunitetin shqiptar në Australi, kur babai Petrit Lekaj nga Muriqani i Shkodrës i mori jetën vajzës së vet Sabrina në makinën që vetë ia kishte bërë dhuratë krijesës së vet.
Natën e ngjarjes së rëndë, baba e bijë kishin dalë për të blerë ushqime për familjen. Grindja nisi brenda makinës dhe sipas “Daily Mail”, fjalët e fundit me të dyve ishin: “Po e çon jetën dëm” ishte fraza e parë e babait pasuar nga përgjigja “nuk më intereson” e vajzës. Sipas gjasave, babai kishte në mendje diçka të kobshme për vajzën e tij, teksa në mënyrë të pashpjegueshme kishte me vete një thi.k.ë rreth 15 cm të gjatë. Ndërsa vajza po shikonte e shpenguar nga dritarja, e sigurtë se nuk mund ti ndodhte asgjë e keqe duke patur në krah babain, ndodh e kundërta.
Babai, me një tërbim të pashpjegueshëm, që.ll.on vajzën e vet me thi.k.ë. Sabrina nisi të thërriste për ndihmë, ndërsa ai që e solli në këtë botë, babai i saj, e mbështeti për sediljen e makinës dhe e go.d.iti edhe shtatë herë të tjera. Pas ngjarjes së rëndë, vetë Petriti u gjet me pl.a.gë të rëndë në stomak por mbijetoi. Sipas gjasave, në tentativë për “t’ia hequr vetes” pas mynxyrës mbi vajzën. Sipas “Daily Mail” babë e bijë u zunë për stilin e jetesës që kishte nisur të bënte vajza dhe babai dyshonte se e reja kishte nisur përdorimin e dr.o.gës.