Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Elbasan në lagjen “5 Maji”. Mediat raportojnë se i vdekur ka mbetur Pjerin Xhuvani, ish kreu i LSI- për degën e Elbasanit dhe një muaj më parë u denoncua nga PD se ishte pjesë e përplasjes gjatë ditës së verës.
Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca, pasi raportohet se ka mbetur i plagosur një efektiv policie, i identifikuar si Xhensila Sota si dhe një person tjetër.
Ende nuk ka detaje apo informacione zyrtare nga Policia sesi ka ndodhur ngjarja.