Alarm në burgun e Koridhalosit. Sipas mediave greke, mesditën e sotme brenda ambienteve të burgut, në repartin numër 4 ku vuajnë të burgosurit shqiptarë ka nisur një përleshje mes të burgosurve. Deri më tani raportohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, por ende nuk dihet si ka nisur përplasja.
“Përleshja ka ndodhur mes të burgosurve shqiptarë në repartin e 4-të të burgut, ku mbahen personat kryesisht të dënuar për vrasje,”-shkruan CNN grek.
Viktima është identifikuar si Alfons Ndoci, ndërsa i plagosur ka mbetur Altin Vokrri. 35-vjeçari ishte i dënuar për dy vrasje, ndërsa i plagosuri 46 vjeç, nuk rezulton të jetë në rrezik për jetën pasi ka marrë një plagë thike pas shpine.
Viktima, sipas të njëjtit burim, ishte arrestuar për shkelje të ligjit të armëve, ndërsa për të plagosurin nuk ka informacione se përse është arrestuar. Ky i fundit është dërguar me emergjencë në spital, pasi ka marrë një plagë thike pas shpine. Situata në burgje mbetet e paqartë, por brenda ambienteve të qelive kanë hyrë forcat speciale për të vendosur rend dhe rregull.