Avokat Spartak Ngjela, ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e tij, kur tha se ministri Xhafaj kishte bërë një akt heroik, që kishte ndryshuar nenin për ekstradimet. Sot avokati në një postim në Facebook, shkruan se dhe Klitoni e fali vëllain e tij më dekret, sipas tij kuy është morali politik.
“Më kanë kërkuar shembull ndërkombëtar për çështjen Xhafaj… Po ju jap shembullin që posa e shkrova në komentet e statusit. Po si flisni kështu? Ku është rast ky për amerikanët. Nga Enver Hoxha do mësojnë shqiptarët akoma? Presidenti Klinton ishte President i Amerikës dhe e kishte vëllain për drogë në burg. Nga komunizmi do mësoni ju ende? Dhe jo vetëm kaq… Por Klintoni e fali vëllanë me dekret… Ja ky është morali politik. Demokracia njeh vetëm zbatimin e ligjit. Këtu duhet të qëndrojmë edhe ne… kurrë mos prisni nga morali amerikan t’ju mbështesë për këtë psikologji enveriste…”, shkruan Ngjela.