Bashkia e Pukës është alarmuar për shkak të ngrirjes së liqenit. Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj është shprehur se shkrirja e akullit mund të përbëjë rrezik për fëmijët, ndërkohë që në veri e bllokuar vijon të jetë vetëm zona e Thethit.
Liqeni i Pukës ka ngrirë për herë të parë.
“Situata e krijuar nga moti keq solli jo pak problematika. Liqeni na është kthyer në problem nëse nuk i kushtojmë kujdes. Ngritja e temperaturave këto dy ditë ka krijuar situatë të vështirë, pasi rrëshqitja e borës bëhet e rrezikshme për mjetet dhe kalimtarët”, u shpreh kryebashkiaku Gjon Gjonaj.