Java e ardhshme pritet te jete shume intensive per Vllaznine dhe mund te vendose shume gjera ne lidhje me te ardhmen e saj si ne kampionat ashtu edhe per çeshtjen e privatizimit te saj.
Te henen, kuqeblute do te luajne ndeshjen e javes se 34-te te kampionatit, ate ndaj Kastriotit ne stadiumin “Loro Boriçi”. Nje sfide e cila ne rast fitoreje, mund t’i ofroje ata edhe me shume me Europen.
Dy dite me vone nderkohe, pikerisht te merkuren, pritet te merret nje vendim i rendesishem qe ka te beje me te ardhmen e klubit shkodran.
Njësia e Ankandit pikerisht më datë 19.05.2021, ora 10.00, do t’u komunikoje rezultatin e vlerësimit të dokumentacionit ligjor dhe ofertës ekonomike. Pikerisht te merkuren do te merret vendimi nese dokumentacioni i tre subjekteve eshte i rregullt apo jo dhe se çfare do te ndodhe me tej me privatizimin e Vllaznise.
Nderkohe, te premten, ekipi shkodran do te luaje ne Tirane ndeshjen e parafundit te kampionatit, ate ndaj Partizanit. Nese gjerat do te shkojne ashtu si duhet, Vllaznia qe kete dite do te siguroje pjesmarrjen ne Kupat e Europes.
Per keto arsye, java qe vjen pritet te jete shume “e nxehte” dhe vemendja e te gjithe tifozeve shkodrane do te jete maksimalisht tek zhvillimet qe ajo do te sjelle. /ShkodraSport/