Ka nisur sot rreth orës 18:00 mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Në mbledhje do të shqyrtohen kandidatët për kryetar të selisë blu, në zgjedhjet që do të mbahen në 13 qershor.
Mësohet se në këtë mbledhje nuk merr pjesë kryedemokrati Lulzim Basha pasi e konsideron konflikt interesi.
Lulzim Basha dorëzoi pasditen e të premtes formularin e rikandidimit të tij për kreun e Partisë Demokratike. Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike do të zhvillohen në 13 qershor sipas parimit “një anëtar një votë”.