Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se ka nisur projekti që lidh Kosovën me pjesën veriore të Shqipërisë, Tropojën dhe Bajram Currin.
Përmes një publikimi në rrjete sociale, ai ka bërë me dije se ky projekt është shumë i rëndësishëm për Komunën e Gjakovës dhe më gjerë pasi është rrugë e karakterit mbarëkombëtar.
”Bëhet fjalë për daljen për Rekë të Keqe dhe “Qafë Morinë”, e cila lidhë Kosovën me pjesën veriore të Shqipërisë, Tropojën dhe Bajram Currin. Një projekt si ky është shumë i rëndësishëm për Gjakovën dhe më gjerë, sepse kjo rrugë është e karakterit nacional.” ka shkruar Gjini.