Efektivë të specializuar të policisë kanë qenë sot në vendngjarje për të bërë të mundur nxjerrjen nga humnera e shpellës të shtetases së pajetë Shpresa Hasramaj. Kjo e fundit kishte humbur kontaktet me familjen ditët e fundit.
Dyshohet se ajo është hedhur në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave” në rajonin e fshatit Mushqerraj.
Dyshimet bazohen nga fakti se në afërsi të shpellës është gjetur një letër, ku e ndjera thotë se po i jep fund jetës duke u hedhur aty. Më të marrë njoftimin, në vendngjarje kanë shkuar forcat e MNZH-së me mjetet që disponojnë dhe janë përpjekur të futen në shpellë, por nuk ka qenë e mundur për shkak të thellësisë.
Gjithashtu të pranishëm kanë qenë edhe forcat e policisë. Nisur nga më sipër u kërkua mbështetja me forca të specializuara për depërtime në thellësi për zbardhjen e ngjarjes.