Të besueshëm, me integritet dhe me aftësi profesionale të provuara, kështu konsiderohet 30 efektivët e parë të Task Forcës Speciale të cilët prej një jave kanë nisur zyrtarisht punën. Kjo strukturë tashmë e vendosur në ambientet e ish-Ministrisë së Shëndetësisë ka nisur nga puna dhe pritet që shumë shpejt të jap rezultatet e para.
Fokusi i kësaj strukture janë goditja e parave të përfituara nga aktivitet kriminale, trafiku i narkotikëve dhe zbardhja e dosjeve të harruara ku prej tyre ka dhe vrasje të bujshme.
Kjo strukturë pritet që javën e ardhshme të prezantohet dhe zyrtarisht nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndërsa anëtarët e saj janë përzgjedhur me konkurs dhe kanë kaluar fazën paraprake të kontrollit të pasurisë dhe integritetit moral e profesional. /shqiptarja.com/