Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Jam plot besim se Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nis sot një rrugë të re me zgjedhjen e Prof. Tonin Gjuraj si rektor i Universitetit.
Mirënjohës për stafin e pedagogëve dhe studentet që me votën e tyre i japin sot mundësinë Universitetit të Shkodrës të nisë një rrugë drejt ringritjes, dhënies së mundësive e përkrahjes të çdo të riu të rajonit tonë që do ta zgjedhë shkollimin në Shkodër, për t’i dhënë krenarinë e një diplome me emrin e Luigj Gurakuqit.
Shumë suksese të gjithë të zgjedhurve në zgjedhjet e sotme. Jam i sigurtë që tani Universiteti do të jetë një partner i denjë në sfidën e zhvillimit të Shkodrës.