Sikurse edhe u lajmërua më herët, do të mbahet sot protesta e radhës e opozitës përpara parlamentit. Tashmë ka filluar grumbullimi i njerëzve, ku një pjesë janë përpara selisë së PD-së, ndërsa një pjesë përpara Parlamentit. Opozita vendosi të protestojë sot pasi Konferenca e Kryetarëve mori vendim të zhvillonte seancën e së enjtes së kaluar pasdite në orën 17:00.
Ndërkohë policia ka marrë edhe masat për të siguruar vijimësinë normale të saj. Një numër i madh efektivësh janë vendosur tek parlamenti, ku ndodhen dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë por edhe të Gardës. Ndërsa FSHN është stacionuar brenda rrethimit të xhamisë dhe Seancës Plenare.