Bashkia Shkodër, e ka prioritet të punës së saj rritjen e cilësisë së shërbimit të pastrimit të qytetit.
Nëpërmjet thirrjes së parë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, bashkia Shkodër është përfituese e 128 kazanëve plastik per qëndrën e qytetit dhe për disiplinimin e dorëzimit të mbetjeve në pikat problematike në qytet dhë në zonat turistike.
Zëvëndësimi i kazanëve po bëhët në disa prej pikave më problematike dhe ku ka pasur ankesa nga banorët, por shfrytëzojmë rastin ti bëjmë apel të gjithë banorëve të bashkisë Shkodër që mbetjet të hidhen në kontenierët e mbetjeve të përcaktuara dhe jo jashtë tyre.
Mbrojtja e mjedisit është detyrë e të gjithëve ne! /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Bashkia Shkodër/