Demokratët e Bashkisë së Shkodrës kanë nisur procesin e votimit për 23 emrat që kanë ardhur nga Tirana pas seleksionimit të Komisionit pranë PDSH- së. Në startin e këtij procesi, kryetari Xhevdet Amuli ka folur për mediat, duke kërkuar një pjesëmarje sa më të gjërë të antarësisë.
“Procesi filloi në orën 10 dhe do të vazhdojë deri në orën 18:00. Pas procesit do të vijojë numërimi i votave. Është hera e parë në 30 vite që zhvillohet kjo mënyrë përzgjedhjeje. Kjo është një risi për Partinë Demokratike. Kjo është lista më e mirë. Mund të ketë edhe hatër mbetje. Komisioni është marrë një muaj e gjysmë për përzgjedhjen e kandidaturave”, tha kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës, Xhevdet Amuli.
Ndërkohë, para votimit, të gjithë votuesit janë orientuar për mënyrën se si duhet të votojnë. Ata kanë të drejtë të kontestojnë maksimumi 4 emra nga lista me 23 persona. Nëse kalohet ky numër, fleta e votimit konsiderohet e pavlefshme. Po ashtu, ekziston mundësia e konfirmimit të të gjithë emrave në bllok, duke vendosur një shenjë në fund të fletës së votimit.
Në total, në nivel qarku, janë 10100 anëtar që kanë të drejtë votimi në procesin e kontestimeve. Dega Shkoder ka 6100 anëtar, Malësia e Madhe 1900, Puka dhe Fushë Arrëzi 1800 dhe Vau Dejës 1300 anëtar. Në total jane 39 emra për qarkun Shkodër prej të cilëve 23 për degën e PD Shkodër si kandidatë të mundshëm për deputet. Ata që marrin votat kontestuese të përcaktuara nga qendra atëherë skualifikohen.
Votimi ka nisur në orën 10.00 dhe do të vazhdojë deri në orën 18.00. Pas kësaj ore, pritet numërimi i votave dhe nxjerrja e listës përfundimtare sipas preferencës së antarësisë së PDSH- së. Më pas, emrat do të kalohen edhe njëherë në KOmisionin e Vlerësimit pranë PDSH-së, i cili i përcjell listën finale kryesisë në Tiranë dhe në vijim, Këshillit Kombëtar për miratimin final të emrave. /ShkodraWeb Media/