Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e kaluar qytetin bregdetar të Vlorës. Pak orë nga ngjarja e rëndë e mbrëmshme, ku dy persona janë shenjestruar me automaik, mësohet se policia ka qenë në veprim të pandërprerë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” në Vlorë. Mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici në lidhje me atentatin ndaj Nikollaq Çepajt, 36 vjeç, dhe Ronald Çepajt, 27 vjeç, të dy banues në Vlorë. Nikollaq Çepaj ishte i martuar me motrën e Ronaldit dhe kishte marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij, ndërsa kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.
Siç u raportua dhe dje, autori kishte hyrë në lokal dhe kishte shtënë në drejtim të Nikollaq Çepajt, ndërsa i pl.agosur aksidentalisht ka mbetur dhe kunati i tij. Nikollaq Çepaj ishte prangosur në qershor të vitit 2018, pasi akuzohej si autori i pl.agosjes me ar.më zjarri të shtetasit Eraldo Lazaj, brenda një lokali, në lagjen “Pavarësia”, të qytetit bregdetar, ndërsa 3 ditë më parë kishte fituar lirinë.
Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës, pasi ka marrë pesë plumba, një prej të cilëve në kokë, ndërsa kunati i tij ndodhet në spitalin e Vlorës, ku thuhet se ka marrë dy plumba në të njëjtën këmbë.