Ditën e sotme është nisur drejt Turqisë, në atë që mund të quhet si “udhëtim shprese” Jani Nehani, efektiv i policisë dhe aktualisht shofer i drejtorit të Policisë së Shkodrës. Hydajeti apo Hyda, siç e njohin të gjithë në Shkodër, prej ditësh është në gjendje jo të mirë shendetësore, si pasojë e infektimit nga Covid- 19. Duke Parë këtë gjendje, janë angazhuar familjarë, miq e të njohur, përfaqësues të bisnesit për të mundësuar dërgimin e tij për kurim më efikas në Turqi. Sot kjo është bërë e mundur dhe shpresojmë e urojmë të Hyda të rikthehet sa më parë pranë familjes së tij shëndoshë e mirë.
Për ata që nuk e dinë apo kujtojnë, Hyda ka një lidhje edhe me mediat në rajonin e Shkodrës. Që në ditët e para të televizioneve lokale, Hyda u bë pjesë tyre, si shofer. Edhe në momentet e vështira të vitit 1997 dhe në vijim, ai ishte një siguri më shumë për gazetarë e kameramanë. Korrektesa dhe përkushtimi në punë, ishin tipar dallues që sipas kolegëve të tij, e ndoqi edhe si pjesë e uniformave blu të Shkodrës. /ShkodraWeb Media/