Ndërkohë që pritet të mbyllet procesi i numërimit për të gjitha bashkitë e vendit, deri më tani ky proces ka përfunduar për 28 bashki. Por duket se në numrin final të votave të fituara nga kandidatët e majtë ka një çedim, pasi kanë marrë më shumë vota sesa ka qenë numri i votuesve në total. Në tabelën e bërë publike dje nga KQZ, deri në orën 19:00, orë kur u mbyll zyrtarisht votimi, shihet sa ka qenë numri total i votuesve në bashkitë e vendit. Ndërsa në tabelën e publikuar sot nga KQZ, në bashkitë që ka përfunduar procesi i numërimit, shihet sesa është numrit i votave që kanë fituar kandidatët. Më poshtë do të shihni rezultatet paraprake që nuk përputhen, për 8 bashki të vendit:
Ura Vajgurore/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 5900 votues- Ka fituar me -7666 vota
Vorë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 6120 votues- Ka fituar me -6208 vota
Memaliaj/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 4150 votues- Ka fituar me -4206 vota
Malësi e Madhe/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 7600 votues- Ka fituar me -7772 vota
Lushnjë / Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 27243 votues- Ka fituar me – 28086 vota
Himarë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 4162 votues- Ka fituar me – 4209 votahimare- 4209
Divjakë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 13000 votues- Ka fituar me – 13513 vota
Bulqizë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 7500 votues- Ka fituar me – 7529 vota