Sfida Teuta- Vllaznia e cila do te startoje ne oren 16.45 ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit eshte shume e rendesishme per te dy ekipet qe padyshim do te kerkojne fitoren.
Ne kete ndeshje nderkohe mesohet se Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar drejtimin e ketij takimi tiranasit Erjon Bastari.
Ai do te kete ndihmen e asistenteve Alfred Shkreta po nga Tirana dhe Devis Koreshi nga Lushnja. Nga ky qytet do te jete edhe arbitri i katert, Laver Alla. Sakaq, ne sistemin VAR per kete ndeshje eshte perzgjedhur Kridens Meta.
Ndersa ne sistemin AVAR do te jete lushnjari Edlir Malo. Vehzgues i arbitrave do te jete laçiani Sokol Çekaj ndersa delegat i Federates eshte caktuar Lysien Nurishmi.
Shkodranet kerkojne nje arbitrim korrekt ne kete sfide dhe nese ndodh kjo, ata jane te bindur se nuk do te dalin pa pike nga Durresi.