Ndeshja Vllaznia- Kastrioti eshte nje nga dy perballjet e sotme qe do te zhvillohen ne kuadrin e javes se fundit te fazes se pare te “Abissnet Superiore”.
Per kete takim, Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka zgjedhur nje arbiter pa shume pervoje per ta drejtuar ate. Behet fjale per Erjon Bastarin e kolegjiumit te Tiranes.
Edhe asistenti i pare i tij do te jete po nga ky kolegjium e pikerisht Rejdi Zaimi, ndersa asistenti tjeter do te jete nga kolegjiumi i Lezhes, Elvis Gjoka. Edhe arbitri i katert do jete po nga Lezha, nderkombetari Eldorian Hamiti.
Ne sistemin VAR nderkohe do te jete tiranasi Kreshnik Barjamaj ndersa ne AVAR do te jete Rejdi Avdo po nga kryeqyteti. Delegat i Federates per kete ndeshje eshte caktuar Agim Mone ndersa vezhgues i arbitrave Albano Janku.