Një ditë para ndeshjes me Kukësin në Shkodër, asnjë drejtues i Vllaznisë nuk ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para gazetarëve. Zyra e shtypit pranë klubit shkodran ka bërë të ditur se sot klubi ka vendosur që të mos ketë dalje publike per mediat.
Arsyeja, për ta lënë skuadrën të përgatisë sa më me qetësi ndeshjen e radhës, atë me Kukësin që do të luhet nesër (të hënën) në “Loro Boriçi”.
Kuqeblutë po kalojnë një moment jo shumë të mirë dhe vendimi është marrë për ta mbajtur skuadrën sa më larg mediave dhe publikut para kësaj ndeshje, e cila veç të tjerave, ka një ngarkesë jo të vogël psikologjike.
Pavarësisht se “heshtja e shtypit” nuk është shpallur zyrtarisht, ajo aplikohet shpesh edhe në klube të tjera, brenda e jashtë Shqipërisë. Për Vllazninë e këtij sezoni, është hera e parë dhe sigurisht, mediat duhet të kenë mirëkuptim, aq më shumë kur marrëdhëniet e klubit kuqeblu me gazetarët, kanë qenë e janë të mira. /ShkodraWeb Media/
PËR KOHËN E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!