Ky është Pashko Lakaj, i cili për 4 dekada me rradhë iu dedikua mbrojtjes së kufirit. Me rastin e daljës në pension, kolegët si dhe seksioni IPA Albania organizuan një ceremoni të veçantë. “Një jetë në kufi” ishte reportazhi i cili solli punën e Pashkos ndër vite.
Mes emocionesh, Pashko tregon se një jetë në kufi ishte sfidë por edhe përgjegjësi e madhe.
Pashko, përgjatë punës së tij 40-vjeçare ka shërbyer në zona të ndryshme si Dibër, Peshkopi, Shkodër e shumë terrene të tjera të vështira.