Ashtu thjeshtë, pa bujë, pa dukje por me krenari dhe respekt për mikun, kolegun, artistin e paharruar Arben Delaj, kanë qënë një grup artistësh, ish- shokë dhe kolegë të ArbenDelaj, të cilët më krenarinë e shoqatës Artistike- Kulturore “Sali Mani,” organizuan takimin “Një kafe në kujtim të Arben Delaj”.
Kjo ditë që shënon katër vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit Arben Delaj, është një ditë ndërmendje për të gjithë kolegët e tij. Kësisoj me inisiativën e këngëtarit Skender Xhafa, së bashku me lahutarin Jonuz Delaj u ndaluam tek ish- kolegët dhe bashkëudhëtarët e Arbenit, vëllezërit Nush e Nikoll Buçaj.
Biseda ecën lirshëm në kujtimët e viteve artistike me Arben Delaj. Ndërsa kjo ditë i ishte kushtuar kujtimit të artistit Arbden Delaj, rasti bën mrekullinë.
Vjen dhe sjell kujtime e mbresa të veçanta edhe artisti me përmasa mbarëkombëtare Nikollë Nikprelaj. Vërtetë një ditë plot emocione, mbresa, kujtime dhe mbi të gjitha, respekt dhe mirenjohje për artistin e pavdekshëm Arben Delaj. /Revista Fjala/