Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Një lajm i mirë për Shkodrën tonë!
Bashkia Shkodër është një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO, qeveria shqiptare (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Bashkia Shkodër .
Rreth 50 milionë lekë të rinj është fondi që përfiton Shkodra nga ky projekt, i cili përfshin ndriçimin me teknologjinë LED të 11 rrugëve kryesore të qytetit.
Janë 7 km gjatësi rruge, me 56,000m² sipërfaqe të ndriçuar për Shkodrën e që do të realizohen brenda 8 muajsh. Ky projekt është në unison me qasjen që ka bashkia Shkodër për një qytet miqësor me mjedisin.