Zhvillime te Vllaznia. Në seancën e djeshme stërvitore, kanë munguar tre lojtarë, pasi sipas klubit, janë me leje. Bëhet fjalë për Bulatoviçin, Da Silvën dhe Latifin.
Ndërsa ekipit i është bashkuar mesfushori Ilir Mustafa, i cili është në periudhën e provës te shkodranët. Ndërsa afrimi më i fundit, Elvedin Heriç, ka kryer seancën e tij të parë stërvitore me Vllazninë, duke e nisur kështu aventurën e tij me fanellën kuqeblu.
Vazhdojnë të jenë në provë mbrojtësi Kristi Marku, si dhe mesfushorët nga Kosova, Albin Sadrijaj dhe Ilir Mustafa. Ky i fundit iu bashkua skuadrës vetëm të mërkurën dhe vjen pas aktivizimit në Ligën e Dytë turke tek Ankara Keciorengucu.
Klubi turk nuk ka vendosur t’i rinovojë kontratën mesfushorit 25-vjeçar dhe ky i fundit i është bashkuar ekipit të Vllaznisë si agjent i lirë. Mustafa ka luajtur për Lirinë dhe Dukagjinin në Kosovë, para se të udhëtonte drejt Turqisë.
Tashmë, Mustafa po stërvitet me Vllazninë dhe do të synojë të bindë stafin teknik. Në rast se 25-vjeçari bind stafin trajnerin dhe stafin, do të ishte një alternativë më shumë për repartin e mesfushës. Brdariç do që t’i shikojë të gjithë, më pas klubi do të marrë vendim nëse do t’i mbajë apo jo.