Sëmundjet e veshkave në popullatë duket se janë një këmbanë alarmi për sistemin tonë shëndetësor. Mjekët nefrologë thonë se 10,6% e shqiptarëve janë të prekur nga dëmtime të veshkave, deri në mosfunksionim të tyre. Myftar Barbullushi, shef i shërbimit të nefrologjisë, shprehet: “Kur themi probleme të veshkës e kemi fjalën jo për infeksione apo problëme të tilla, por dëmtime serioze deri mosfunksionim i veshkës. 1380 pacientë bëjnë hemodializë, 50 janë transplantuar”.download
Barbullushi shton se shkaku i sëmundjeve të veshkave lidhet me një sërë faktorësh: Është rritur diabeti, hipertensioni dhe kequshqyerja”.
Ky alarm i mjekëve nefrologë ka mbledhur në një konferencë, profesorë të njohur të nefrologjisë nga Greqia dhe Italia, për të dhënë zgjidhje se si të parandalohet që nga mjeku i familjes, pasi kurimi i kësaj sëmundjeje ka kosto të lartë. Një person që bën dializë ka një kosto deri në 20 000 euro në vit.
Në nëntor pritet që të nisë një kurs për mjekët e familjes se si të kapin në kohë sëmundje të veshkave, ndërkohë që Shoqata e Nefrologjisë ka kërkuar që specializimi në Universitetin e Mjekësisë të zgjasë 4 vjet, nga 3 që është tani. /Top Channel/