Të gjithë i kallëzojnë dhe i denoncojnë ndërtimet në breg të detit, veçanërisht kur ato janë ndërtime gjigante dhe betoni.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në vendin tonë, por tek ne sa më shumë denoncohet, aq më shumë vijojnë të ndërtojnë e të ngrenë qiellgërvishtëse betoni.
Një situatë e ngjashme është edhe në plazhin e Shëngjinit, ku në një foto të publikuar nga Ilir Ciko tregohet qartësisht përbindëshi gjigant që po ngrihet me shpejtësi marramendëse.
Nuk dihet se cila është firma ndërtuese por nuk është çudi nëse pushuesit e huaj japin referenca të këqija për bregdetin tonë, apo ngelen të zhgënjyer nga ato që shikojnë në Shqipëri!