Shkruan në Facebook Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe: “Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”. 90 vite më parë kolosi i letrave shqipe MIGJENI jepte mësim në Shkollën e Vrakës.
Një privilegj për çdo nxënës dhe mësues të kësaj shkolle që në nderim të Migjenit dhe shumë shkrimtarëve dhe njerëzve të tjerë të mëdhenj ndjekin gjurmët e tyre duke mbajtur lart dhe me krenari emrin e kësaj shkolle.
Përgëzoj mësuesit e përkushtuar dhe nxënësit e talentuar të Shkollës 9-vjeçare Vrake, të cilët vazhdimisht nderojnë Malësinë e Madhe në organizimet e tyre! Faleminderit!