Si një Zhuljetë e kohëve moderne, një vajzë nga Tirana ka vendosur të vëtëflijohet për dashurinë e pamundur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, tre ditë më parë siç mësohet por policia e ka mbajtur të fshehur.
Alma Gj. e ka ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi është përballur me refuzimin e të dashurit. Ajo ka shkuar në shtëpinë e këtij të fundit, por ai ka vendosur t’i japë fund lidhjes, duke mos i dhënë më asnjë shpresë.
Në kushtet e dëshpërimit, Alma Gj. është vetëhelmuar. Pasi ka konsumuar helmin ajo ka marrë një taksi në rrugën e Qeqit për tu drejtuar në shtëpinë së saj, aty ku nuk mundi të mbërrinte e gjallë. Mësohet se e reja ka ndërruar jetë brenda në taksi.