Kreu i PD Sali Berisha në një dalje për mediat ka denoncuar sot se në Shkodër janë vendosur kamera të specializuara nga organizatat kriminale. Berisha u shpreh se njëlloj si në narko-shtetet më të konsoliduara në histori, sheshet e qyteteve tona janë të vendosura tërësisht, në çdo metër katror në kontrollin e syrit të ciklopit.
Berisha: Mafia është ajo që sundon kudo. Krimi është ai që vendos. Ai ka bajlozët e tij, të përfaqësuar me Edi Ramën në qeveri. Krimi ka përfaqësues në parlament me Ballën e Gjiknurin. Krimi ka përfaqësues Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës.
Krimi vendos kudo. Njëlloj si në narko-shtetet më të konsoliduara në histori, në Amerikën Latine, rrugët, sheshet e qyteteve tona janë të vendosura tërësisht, në çdo metër katror në kontrollin e syrit të ciklopit.
Kamerat e vendosura nga organizatat kriminale, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me segmentet e tyre në polici dhe institucionet e tjera.
Vendosja e Shkodrës në një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, është dëshmia më flagrante e gjithë fuqisë së mafias në këtë vend.
Mendoni ju se është vetëm Shkodra? Absolutisht jo. Është çdo pjesë e këtij territori. Shkoni në Vlorë, nisuni në Elbasan, në Korçë, kudo jeni të filmuar.