KESH- Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, ka publikuar lajmin për ndarjen nga jeta të inxhinier Gjeo Çekrezit. Në postimin në faqen zyrtare në Facebook, KESH e konsideron shkodrani si “njeriu i HEC- eve”, duke vlerësuar kontributin e të ndjerit gjatë ndërtimit të tre HEC- eve mbi lumin Drin.
“Dje u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare Inxh. Gjeto Çekrezi. Njeriu modest i njohur si ” Njeriu i Hec-eve” Inxh. Gjeto Çekrezi ka spikatur në ndërhyrje deçizive në avaritë dhe problematikat gjatë ndërtimit të HEC-ve Vau i Dejës, Fierzë, Koman pasi ai ishte në krye të grupi energjitik në uzinën Drini në Shkodër, ndërmarrje kjo që mbështeste HEC-et gjatë ndërtimit.
Sot përulemi përballë kontributit të tij në shenjë mirënjohje dhe respekti. KESH sh.a dhe njësitë e saj i shprehin ngushëllimet familjes Çekrezit.”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga KESH në rrjetet sociale.