Angela Martini ka treguar së fundmi detaje nga jeta e saj personale. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ka bërë publike detaje të panjohura më parë për jetën e saj. Ndër të tjera ajo ka tha se teksa jetonte me gjyshërit dhe kushërinjtë e saj në Shkodër, dikush është përpjekur ta rrëmbejë dhe ajo ishte vetëm 10 vjeç.
“Ishte zheg dhe familjarët e mi ishin në gjumë kurse unë po luaja përjashta me një shoqe. Një burrë m’u afrua, më pyeti për familjen dhe më tha se njihte tim atë. Kur i thashë se ai ishte në Zvicër, ai më ofroi akullore dhe më kapi për dore. Kur pashë makinën e tij me disa burra të tjerë brenda, e kuptova çfarë po ndodhte. I ka.fshova dorën dhe u largova”, ka rrëfyer modelja.
Modelja tregon edhe vitet e jetës me njerkën saj, ku shprehet se ajo e ka trajtuar keq. “Shumë e vështirë”, është shprehur ajo për vitet që ka jetuar në një banesë me njerkën.