Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: Në fshatin Trush të njësisë administrative Berdicë po punojmë për t’i dhënë zgjidhje një problematike të krijuar ndër vite në këtë zonë.
Kanali kullues që kalon përmes fshatit do të pastrohet plotësisht dhe do të pajiset me tombina të reja. Kërkohet bashkëpunimi i cdo banori të zonës për të mbajtur pastër mjedisin, duke mos ndërtuar mbi këto vepra që janë të rëndësishme për kullimin e tokave në stinën e reshjeve.
Për këtë fshat një nga sfidat që do të synojmë ta përmbyllim sa më shpejt është ndërtimi i ujësjellësit, duke zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Njësitë administrative të Bashkisë Shkodër do të kenë të gjithë vëmendjen e duhur dhe investimet e kërkuara nga komuniteti.