Lufta e inxhinierëve për të arritur shpejtësinë maksimale në automjete vazhdon dhe Hennessey Venom F5 do të pajiset me 2 turbo të tjera. Modeli më i ri Hennessey Venom F5 bën pjesë në pretendentët për titullin e makinës më të shpejtë në botë. Me një motor V8 dhe dy turbo arrin të çlirojë 1 600 kuaj fuqi, gjë që e bën të aftë për të arritur shpejtësi të çmendura.
Megjithatë zhvillimi teknik i kësaj makine ende nuk ka përfunduar. Dhe sipas prodhuesve të saj, motori mund të pajiset me katër turbo për të rritur edhe më shumë performancën.
Për Hennessey, objektivi është që të tejkalojë rekordin prej 482 km/h. Prodhuesi i vogël amerikan do të vendosë në fund të këtij muaji gusht për këtë modifikim mekanik të armës së saj të shpejtësisë së lartë.
Më pas do të jetë koha që të synohet thyerja e shpejtësisë zyrtare më të lartë që mbahet nga Koenigsegg.