Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në qytetin më të madh verior. Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër. Paraprakisht, mësohet se është vrarë një person që tregtonte peshk.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ë lagjen “Rus” të qytetit, në afërsi të markatës. Raportohet edhe për një person të plagosur.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe ndërsa viktima është identifikuar paraprakisht si Naim Bajri, i cili ishte duke pirë kafe ndërsa është qëlluar shumë herë nga një makinë nga dy persona të maskuar.
Në tetor të vitit 2001, viktimës i kanë vrarë edhe djalin, Idrit Bajri por akoma nuk ka një lidhje mes dy ngjarjeve nga policia e Shkodrës. I plagosur është Astrit Zeneli, jashtë rrezikut për jetën.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Në zonën e by-pass- it të hkodrës është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes së sotme.
NJOFTIMI I POLICISË
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Naim Bajri, 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër dhe ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Astrit Zeneli, 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.
Gjithashtu në livadh, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.