Studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të vendosin të hënën nëse do të vazhdojnë protestën apo do ti kthehen mësimit. Ata kanë zgjedhur rrugën më demokratike, votimin, për të sanksionuar vendimin. Përmes një njoftimi të ndarë për mediat, ata bëjnë me dije se votimi do të bëhet të hënën dje të gjithë studentët janë të lirë të shprehin mendimin e tyre. Si në çdo proces votimi, është përcaktuar vendi dhe kohëzgjatja e votimit, siç mund ta lexoni edhe më poshtë.