Një person është djegur brenda një kabine elektrike në zonen e Kinostudios në Tiranë. Zjarrfiksja ka shkuar në vend-ngjarje pasi është njoftuar për një zjarr brenda kabinës në fjalë.
Gjatë ndërhyrjes punonjësit e zjarfikëses kanë zbuluar trupin e pajetë. Po punohet për identifikimin e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamed Deliu” dhe personi i vdekur mësohet se ka qenë i pastrehë.
Për shkak të kësaj ngjarjeje ka pasur një shkëputje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.