Finalja e Europianit mes Anglisë dhe Italisë, do të jetë e ndeshja e fundit që Dritan Shakohoxha do të komentojë. Ky vendim u konfirmuar nga vetë Shako ditën e djeshme, teksa ishte duke komentuar nga Uembli sfidën Angli-Danimarkë.
Në moshën 52-vjeçare, pas plot 30 vitesh karrierë, Shakohoxha vendosi të marrë këtë vendim të vështirë, teksa tashmë fokusi i tij do të jetë diku tjetër. Një arsye e fortë, duket se e “detyroi”, gazetarin e mirënjohur, që të heqë dorë nga ajo të cilën Shako e ka cilësuar si dashurinë e madhe të jetës së tij.
“Panorama Sport” mëson se ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për president të FSHF-së, duke sfiduar kështu kreun aktual Armand Duka. Vlen të theksohet fakti që zgjedhjet për president të FSHF-së, do të zhvillohen vitin e ardhshëm.