Momente paniku kanë kaluar amerikanët e Nju Jork gjatë festës së Halloween pasi një person me kamionçinë përplasi disa vrapues e çiklistë në pistën e biçikletave duke shkaktuar 8 të vdekur (ende e pakonfirmuar).
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje në momentin e sulmit dhe pasi hapi derën e kamionçinës teksa në dorë mbante një armë false, agresori thuhet se ka bërtitur “Allahu Akbar”.
FBI dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po e trajtojnë incidentin si akt terrorist.
Të shumtë kanë qenë njerëzit që ndodheshin në zonën ku ndodhi ngjarja, mes tyre edhe këngëtari i njohur Josh Groban i cili në Twitter shkroi se kishte dëgjuar të shtënat teksa shëtiste me qenin.
“Pashë agresorin që mbante dy armë në duar. Nuk e di a ishin të vërteta,” thotë një 22-vjeçar për Daily Mail.
“Pashë një njeri të shtrirë në tokë, një tjetër duke u arrestuar dhe agresorin që dukej sikur drejtohej nga lumit Hudson,” thotë një tjetër.