Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, pa dyshim është personi garant për sa u përket financave të klubit të futbollit Vllaznia sh.a.
Pas publikimit të kryetares së Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Briselda Kadiaj, në rrjetet sociale se lojtarët e Vllaznisë kanë 3 muaj pa marrë rrogat, ka ardhur edhe përgjigjja e kryebashkiakes Ademi. Ajo ka ritheksuar se te Vllaznia nuk do të ketë asnjë problem me pagesat, por edhe me shpenzimet e tjera që klubi do të bëjë.
“Ende nuk kemi shpenzuar fondin e dhënë për vitin 2021. Ne vazhdojmë me likuidime hap pas hapi. Në drejtim të pagave nuk do të ketë asnjë problematikë. Këtë e dinë mirë të gjithë”, u shpreh kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”.
Te Vllaznia asnjëherë nuk ka pasur probleme me pagesat, por ajo që dihet dhe ka qenë një realitet edhe në të shkuarën, është se rrogat janë dhënë të plota, pavarësisht vonesave që vinin për shkaqe dytësore, pasi fondi është i sigurt.
PËR KOHËN E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!