Sapo u mësua se Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e dënoi me 1 vit burg për mashtrim kur ushtronte profesionin e noterit, ndaj Luiz Ejllit ka patur sulme, sidomos nga ajo që konsiderohet bota e showbiz shqiptar.
Kryesisht përmes rrjeteve sociale por edhe në disa studio televizive, kjo histori e kaluar e Luiz Ejllit është rikthyer të komentohet, sigurisht duke shigjetuar kantautorin shkodran, fitues i BBVip2.
Para pak orëve, ai ka zgjedhur të reagojë në mënyrën e tij, përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale. Mesazhi i tij, duket se është mjaft i qartë, por tingëllon edhe si paralajmërim.
“E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brëndshme të dali jashtë.”, shkruan Luiz Ejlli.
Nuk është aspak çudi se ata që e ngacmojnë apo më keq, sulmojnë, duan të marrin diçka nga fama e tij, e cila duhet thënë, se që nga dalja nga BBVip2 si fitues, nuk ka njohur rënie. Madje, e kundërta ka ndodhur.