Nga Blerti Delija
Nuk do te kisha dashur te perfshihesha ne polemika me sfond fetar lidhur me nje figure te pakontestuar as nga diktatura komuniste, sic eshte Gjergj Kastrioti, i njohur edhe me emrin Skenderbeg. Mirepo nuk mund te rri indiferent teksa haptas, diten per diell po behen provokime qe synojne krijimin e precedenteve te rrezikshem per Shqiperine e 2017-es.
Jo pa dashje, po perpiqen te perfshijne ne debate perkatesine fetare te nje individi qe ka mbyllur syte para 550 vjeteve duke u perpjekur jo pa dashakeqesi, ta vendosin ne kontekstin e vitit 2017. Fatkeqesisht, kjo edhe nga njerez me petk fetar. Para disa oreve, ndesha ne nje shkrim qe ne rastin me te mire, eshte nxites. Nuk dua te merrem me individin, por me kumtin e tij, i cili eshte lehte te kuptohet se nga e merr frymezimin.
Pike se pari, duhet te biem dakort ne nje gje: Ky debat behet ne mes shqiptareve- pavaresisht besimit apo ne mes dy etnive te ndryshme?! Une tentoj te shkruaj per ata qe fillimisht identifikohen si shqiptare dhe me pas me perkatesite e tjera shpirterore apo shoqerore. Po flitet keto kohe per “agjenda te Vatikanit, te Athines” dhe pa me te voglin dyshim nuk vendosen rastesisht ne te njejten linje. Kam vetem nje pyetje: Cfare te keqijash i kane ardhur Shqiperise e shqiptareve nga Vatikani? Aq me shume, kur te gjithe e dine se Vatikani nuk eshte shtet antar as i OKB-se qe me votimet e tij te ndikoje ne dem te Shqiperise e shqiptareve. Sa per konotacionin me shtetin tone fqinj, cdokujt qe merr nje “fshese” ne dore i kujtohet Greqia…
Nje njeriu te fese, te pakten publikisht nuk i lejohet te pozicionohet politikisht, sidomos ne realitetin e nje shteti tjeter sic eshte Turqia. Ceshtjet qe lidhen me “gylenistet e FETO” apo me “erdoganistet e Rexhepit”, nuk duhet te perdoren per te nxitur percarje edhe ne gjirin e Komunitetit Mysliman ne vendin tone.
Te vijme tek Gjergj Kastrioti qe jo vetem Turqia por edhe mbare bota, e njohin edhe me emrin Skenderbeg. “Skender Beu a eshte heroi kombetar i shqipetareve apo kalores i krishterimit dhe heroi i Venedikut?” eshte nje pyetje qe perseritet prej shume vitesh. Por perseri pyetja vendoset ne kontekstin e gabuar, kete here ne kontekstin e vitit 2017. Ne rendin e zhvillimeve shoqerore, krishterimi erdhi nder shqiptaret para islamit. E ne kohen e Skenderbeut, konfigurimi social nuk ishte ky qe kemi sot, por ai qe kishte e gjithe Europa e mesjetes: Shumica derrmuese ishin te krishtere, madje katolike. Si mund te pyetet ne 2017 apo te aludohet per nje titull qe Kastrioti i madh paska marre ne Mesjete, duke ndryshuar totalisht kontekstin? Ne nje Europe ne mase derrmuese katolike, e cila luftonte me nje perandori qe tentonte mes te tjerave edhe te impononte nje besim te ndryshem fetar nga ai i “kontinentit plak”, ku pa bekimin e Papes nuk njihej asnje princ apo mbret, mos valle duhej qe Skenderbeu te shpallej “Atlet i Islamit” dhe jo “Atlet i Krishterimit”?! Ata qe edhe sot krenohen me genin shqiptar, e kane te qarte se ne epoken e Skenderbeut, te paret e tyre kane patur dy mundesi zgjedhjeje: te jene besimtare dhe jo besimtare. Nese kane qene besimtare, besimi dominues i kohes ne Europe ishte ai katolik. Madje sipas historise, konvertimi apo perqafimi i besimit islam nder shqiptaret, hyri ne mase me te ashtequajturat “Reforma te Tanzimatit”, por kjo eshte teme tjeter.
Ne historine e njerezimit, prej shume kohesh njihet edhe “sindroma e Stokholmit”. Tashme Skenderbeun ne 2017-en e akuzojne se pse nuk vuante ne ate kohe nga kjo sindrome. Pra, qe te “dashurohej” me rrembyesin e tij, qe ne ato kohe ishte Sulltani i rradhes. Madje, shprehen te habitur se perse Skenderbeu braktisi ushtrine turke, jeten ne Porten e Larte per tu kthyer ne token e te pareve ne Arberi?! Gjergj Kastrioti akuzohet cuditerisht edhe si heretik, sepse nga mysliman u kthye ne katolik?! Ne fakt, sidomos njerezit e fese, me kete teze bejne nje autogol, pa dashje mbase. Ka ndodhur, ndodh dhe do te ndodh sa te ekzistoje njerezimi qe nje individ te lind si katolik dhe te vdese si mysliman. Ose anasjelltas. Sepse besimi eshte zgjedhje shpirterore. Ndersa, shqiptar ngelemi edhe po te marrim 30 pasaporta te shteteve te tjera. Kombesine, gjakun, genin nuk kemi mundesi ta nderrojme, fene sa here qe ta ndjejme. E keshtu, Gjergji lindi i krishtere, u pagezua sipas riteve fetare dhe u rrembye. Sulltani vec te tjerave, do te provonte asimilimin, duke i ndryshuar emrin ne Skender dhe me te, mbase edhe besimin. Po si mund te akuzohet si heretik Skenderbeu nese u kthye ne besimin e te atit?! A mund te konsiderohen heretike ata mijera apo qindra mije, ndoshta miliona shqiptare qe pergjate shekujve u kthyen ne myslimane, duke permbysur totalisht raportin e perberjes se popullsise shqiptare nga te krishtere ne myslimane?! Une mendoj se do te ishte gafa me e madhe. E sonte mesova edhe dicka te re per Skenderbeun. Nipi i tij, Hamza Kastrioti e paska luftuar pikerisht se tradhetoi sulltanin dhe nderroi besimin nga mysliman ne katolik, duke u rikthyer tek besimi i te pareve, sespe i ishte imponuar perdhuni nga Porta e Larte. Besoj se nuk ja vlen te merret parasysh, megjithese tashme e kam si informacion.
Skenderbeu akuzohet se luftoi per “llogari te Venedikut, Mbreterise se Napolit dhe si komandant i kryqezatave te Papa Piu II”. Ne fakt, nuk me rezulton se Skenderbeu ka drejtuar ndonje kryqezate per “clirimin e tokave te Shenjta”. Por perseri, jo pa dashje, Skenderbeu tentohet te vihet ne kontekstin e 2017-es. Sot, nese Shqiperia duhet te ndihmoje dike ushtarakisht, duhet te mblidhet parlamenti, ta miratoje me votim, te kaloje tek presidenti dhe ta dekretoje ate. Ne fund fare, duhet nje fare koordinimi edhe me NATO, BE dhe OKB. Por ne kohen e Skenderbeut, flasim per princer e mbreter, sic mund te konsiderohet edhe vete Gjergji. Cdo vendim te per hyre ne lufte ose per te ndihmuar i vetem, e ka marre me mendjen e tij, pa pyetur askend tjeter. Keshtu ndodhte me te gjithe ne mesjete. Ndersa kur duhej luftuar nje armik me i madh, me i forte, lidheshin aleanca. Thuajse si sot, kur per te luftuar ISIS-in, ka nje aleance nderkombetare qe e mbeshtet edhe Shqiperia. Titullin e njohur nga te gjithe si “Atlet i Krishtit”, Skenderbeu nuk e mori as sepse ndihmoi Ferdinandin e Napolit dhe as se ndihmoi Venedikun. Sepse ne ate kohe, Venediku ishte me i mbrojtur se cdokush nga sulmet e Turqise. Madje, kishte edhe nje marreveshje me Porten e Larte per mospengimin e tregetise dhe me vone, kur Skenderbeu nuk ishte me dhe Arberia u be pjese e Perandorise Osmane, Venediku bindi Sulltanin qe te mos hynte ne territoret e tij. Por per kete, me mire mund te flase nje historian. Perle e vertete eshte pohimi “Ose do mburren shqiptaret me legjenden e Skender Beut ose me mitin e tolerances dhe harmonise fetare. Te dyja bashke nuk pertypen dot se te ngecin ne fyt.”. Me pak fjale, Skenderbeun e para 500- 600 viteve, po tentojne ta vendosin ne kontekstin e 2017-es. Pra, nje titull i marre nga ai kur 90% e shqiptareve te kohes ishin te krishtere, te prishe harmonine fetare ne Shqiperine e sotme, kur rreth 70% e shqiptareve jane te besimit islam! Tani duhet ti bejme nje kerkese dikujt ne Itali, Vatikan apo Venedik qe t’ja heqe Skenderbeut titullin e dhene para 5 shekujve qe dikush/disa ketu ne Shqiperine e vitit 2017, “te pertypen qe te mos u ngecin ne fyt”.
E thashe qe ne krye te heres se nuk kam shume deshire te replikoj me individin, por te percjell opinion pergjithesues per ceshtje qe ngrejne debat. Por nuk mund te rri pa pyetur: Pse nuk u kontestua thuajse asnjehere Skenderbeu te pakten deri ne vitin 1967, kur besimet fetare zhvillonin lirisht aktivitetin e tyre ne Shqiperi? Ose deri ne vitin 1944 kur diktatura nuk kishte ardhur akoma, ose deri ne vitin 1939 kur ne krye te shtetit kishim edhe nje mbret mysliman dhe mbiemer qartesisht me origjine turke, Zogolli? A nuk ka patur ne ate kohe imame, hoxhallare, haxhilere? Nuk ka patur dijetare qe mund te kishin ngritur tema, ceshtje e pyetje si ato qe kane nisur sidomos pas lenies se drejtimit te Komunitetit Mysliman Shqiptar nga i ndjeri Hafiz Sabri Koci? Pse kane marre zemer dhe jane intensifikuar edhe deklarimet publike kunder figurave te njohura boterisht dhe qe na bejne krenare, sidomos keto 7-8 vitet e fundit? Edhe me statistika, qe nga 1912 (sepse para atij viti, dihet qe thuajse te gjithe “shtetaret” ishin te besimit islam) ne krye te shtetit kemi patur gjithmone perfaqesues te vetem nje besimi te caktuat fetar. Apo edhe te gjithe atyre, per me shume se 100 vite shtet “i eshte trashur shume zverku apo barku me rrogat e majme qe merrni nga taksat tona”? Qe te gjithe paskan dale “tradhetare”, asnje nuk paska qene besimtar i devotshem? E pra, qe te gjithe betohen ne Zot.
Ne jemi ne Europe, e cila na imponohet me ligjet e saj, ashtu si cdo shteti tjeter. Ne, shumica e shqiptareve, kemi vendosur te veme ne zbatim pikerisht ato ligje, rregulla e kritere qe besojme se e kane bere “kontinentin plak” te ece perpara. Ne kemi nje Kushtetute, nje numer ligjesh, te cilat me mekanizmat e demokracise, i kemi miratuar dhe jemi te detyruar ti zbatojme. Ato na rregullojne jeten tone te perditshme, marredheniet me te tjeret, na garantojne lirite por edhe na i kufizojne kur cenojme apo shkelim rregullat e perbashketa. E thene me troc, perfundon ne burg me “ligjet e njeriut” pavaresisht ligjeve te tjera qe njeh. Eshte shume e veshtire qe ne kete Shqiperi te mbije fara e “ligjeve” te tjera qe dikush po perpiqet te “ujise” edhe publikisht.