Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat tha se opozita dhe PD nuk e kanë bràktisur asnjëherë tryezën e Reformës Zgjedhore dhe puna në të do të vazhdojë.
Basha tha se shkàtërrimi i Teatrit Kombëtar ishte një plan máfioz nga ana e kryeministrit Edi Rama për të pènguar Reformën Zgjedhore dhe integrimin e vendit.
Kreu i PD u shpreh i bindur se forca që ai drejton dhe opozita e bashkuar nuk do ta lejojnë që kjo të ndodhë dhe t’i japë mundësinë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit.
“Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkàtërruar TK do të shkàtërronte dhe Reformën Zgjedhore dhe të merrte pèng procesin e integrimit tani doli zbuluar. Të gjithë e kanë parë këtë plan màfioz që ka për qëllim të péngojë Reformës Zgjedhore dhe integrimin e vendit.
Ne jemi të vendosur që të mos e lejojmë këtë. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur që ti japë mundësinë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për tu bashkuar në jë votë plebishitare për të larguar këtë të keqe. Ne nuk do ta braktisim Reformën Zgjedhore. Nuk jemi larguar asnjëherë që tani të rikthehemi. Nuk e kemi braktisur asnjëherë tryezën”, tha Basha.